Këshilli i BE-së: Shqetësim serioz për situatën dhe krizën në Maqedoni

Duke i riafirmuar konkludimet në lidhje me IRJM nga dhjetori i vitit 2014 dhe prillit të vitit 2015, për përkushtimin e BE në agjendën e Selanikut dhe statusin e kandidatit të IJRM-së, Këshilli përsërit shqetësimin e tij për situatën në vend, në veçanti për krizën aktuale politike, thuhet në propozim- konkludimet për Maqedoninë që duhet të pranohen nga Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së nesër në Luksemburg, njofton “Radio Evropa e Lirë”.

“Këshilli pozitivisht regjistron përpjekjet e fundit të liderëve partiak të kërkojnë dhe arrijnë zgjidhje dhe në këtë kontekst përshëndet lehtësimin e komisarit Han, si dhe të anëtarëve të KE-së”.

Këshilli si hap i parë i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike noton marrëveshjen e 2 qershorit i arritur në Shkup. Kjo marrëveshje konfirmon obligimet e liderëve të partive më të mëdha për menaxhimin me shqetësimin serioz për sundimin e të së drejtës si dhe përkushtimin e procesit të aderimit në BE dhe në parimeve demokratike të vendit, përfshirë edhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të mirë ndëretnike.

Këshilli konsideron marrëveshjen e 2 qershorit si bazë për diskutimet e ardhshme. Këshilli u bën thirrje partive politike në interes të qytetarëve dhe vendit ta marrin përgjegjësinë si dhe masa urgjente për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme dhe në mënyrë konstruktive të vazhdoj dialogu politik si dhe përpjekjet që të kthehet besimi tek institucionet.

Këshilli gjithashtu u bëri thirrje që të zbatohen të gjitha rekomandimet e Komisionit, duke filluar nga prioritetet për reforma urgjente, në lidhje me sundimin e të së drejtës që del nga kriza aktuale, përfshirë shkeljen e të drejtave fundamentale, gjyqësorin, lirinë e mediumeve, zgjedhjet, korrupsionin, politizimin e institucioneve shtetërore dhe përzierjen e shtetit me partinë.

Zbatimi i këtyre rekomandimeve do të ndiqet me vëmendje nga Komisioni. Reformat zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR janë urgjentisht të nevojshme dhe do të kontribuojnë për sigurimin e barazisë para zgjedhjeve të ardhshme dhe zbatimin e tyre korrekt dhe të lirë që do të jetë tregues i rëndësishëm i reformave në këtë drejtim. Gjithashtu, nevojitet të sigurohet hetim thelbësorë dhe i pavarur për materialet që zbulojnë shkelje të mëdha, me respektim të plotë të vet procesit, parimin e pavarësisë të gjyqësorit dhe prezumimit të pafajësisë.

Këshilli në seancën e Këshillit për stabilizim- asociacion në korrik do të presin raport më të hollësishëm për aksione konkrete të ndërmarra në muajt e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button