BE i vazhdon sanksionet, Medvedev kërkon masa reciproke
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë miratuar vazhdimin edhe për gjashtë muaj të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, lidhur me përfshirjen e saj në Ukrainë.
Ky vendim në Lukesmburg u bë pasi ambasadorët e Bashkimit Evropian, javën e kaluar, u morën vesh për vazhdimin e sanksioneve, duke e goditur sektorin energjetik, financial dhe ushtarak të Rusisë.
Ndalimi i investimeve në Krime është vazhduar për një vit.
Sanksionet kundër Rusisë janë imponuar në korrik të vitit të kaluar, në përgjigje të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës, në muajin mars të vitit 2014, dhe për mbështetjen për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.
Nga ana tjetër, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka ngarkuar ndihmësit e tij, që ta hartojnë një kërkesë formale për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që të vazhdoj ndalesa ruse e importit të ushqimeve nga vendet perëndimore./Rel/