Il Giornale: SHBA-të dhe Britania po dobësojnë Evropën, dhe po varfërojnë Rusinë

Gazeta italiane “Il Giornale” në një artikull të botuar sot, shkruan se Washingtoni dhe Londra kanë për qëllim dobësimin e Evropës dhe varfërimin e Rusisë për ta parandaluar bashkimin e tyre në një forcë të vetme.

“Rusia moderne është një vend kapitalist, demokratik, me popullsi të krishterë dhe kulturë evropiane. Ndryshe nga Rusia, SHBA-të nuk kanë qenë kurrë pjesë e Evropës. Pa Rusinë, Evropa është kulturalisht e gjymtë, përderisa Evropa pa Rusinë ndjehet e margjinalizuar”, shkruan gazeta, transmeton Indeksonline.

Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Kohërat e konfrontimeve kanë kaluar qe një kohë të gjatë. Ndërsa SHBA-ja ende e trajton Rusinë sikur të jetë BRSS, shkon më tej gazeta.

Sipas gazetës, SHBA e ka transformuar Aleancën e NATO-s nga një mekanizëm anti-sovjetik në një mekanizëm anit-rus, në mënyrë që të përçaj Evropën dhe Rusinë.

Këto masa jandë ndërmarrë që të evitojnë homogjenizimin e kulturave mes Rusisë dhe Evropës, politika dhe ekonomia e të cilave do të mund të përshtatej me atë të Kinës dhe kundërshtarit të madh të tyre, fuqive islamike, vazhdon “Il Giornale.”

Ky skenar do të ishte fatal për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, transmeton Indeksonline.

Politikat anglo-saksone në Lindjen e Mesme kanë bërë që regjionet islamike të shndërrohen në regjione të pasigurta dhe ambiente konfliktesh.

“Ata shkatërruan Gaddafi-n në Libi, duke lënë vendin në dorë të islamistëve gjithandej Afrikës, dhe tani emigrantët kanë vërshuar Evropën”, shkruan gazeta italiane.

Sipas kësaj gazete, ky edhe është qëllimi i Washington-it dhe Londrës.

“Ata kanë për qëllim që ta mbajnë Evropën të dobët dhe të pafuqishme, duke e trajtuar atë si koloni. Poashtu, kanë për qëllim që ta mbajnë Rusinë të varfër dhe të vetmuar në sfidat globale, përfshi këtu në luftën ndaj kërcënimeve nga terrorizmi islamik”, përfundon Gazeta “Il Guornale.” /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button