Agjencia shqiptare në SHBA dëmshpërblen klientët që mashtroi

Një agjenci turistike shqiptare në Staten Island, kishte mashtruar klientë të saj, por tani institucionet e drejtësisë kanë detyruar atë që t’i dëmshpërblejë ata.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Shneiderman, ka arritur marrëveshje me një agjenci turistike të Staten Island, e cila akuzohej se po mashtronte konsumatorët e saj duke i lënë në Ballkan, shkruan The Associated Press, transmeton lajmi.net.

Schneiderman ka bërë të ditur se gjatë të enjtes ka arritur marrëveshje me pronarët e kompanisë turistike “Cuka Tours”, Qerem dhe Suzana Cukoviq.

Ai tha se “Cuka Tours” ka mashtruar konsumatorët e saj të cilët kërkonin të vizitonin familjarët e tyre në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi.

Schneiderman tha se konsumatorët kishin paguar “Cuka Tours” për biletat dydrejtimëshe (vajtje-ardhje), por agjencioni kishte paguar biletat për vetëm një drejtim, duke i lënë kështu udhëtarët e bllokuar dhe në pamundësi të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në disa raste “Cuka Tours” ka dështuar të paguaj për çfarëdo bilete (qoftë edhe njëdrejtimëshe). Dhe tani agjencia dhe pronarët e saj janë urdhëruar të paguajnë plotë 25.000 dollarë në rikthimin e biletave dhe dënime civile. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button