Policia apel partive të mos pengojnë procesin

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp informon se ka marrë në ruajtje të gjitha vendet e Numërimit të votave dhe KZAZ-të. Se shërbimet e policisë do të garantojnë vijueshmërinë e normalitetit deri në përfundim të këtij procesi ndërsa u bën thirrje të gjithë mbështetësve të subjekteve politike, që të mos bëhen pengesë për vijim e rregullt të procesit zgjedhor.

Policia konfirmon se gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, 21 qershor 2015 në territorin e vendit nuk janë evidentuar ngjarje kriminale në qendrat e votimit, apo objektet e tjera zgjedhore, transmeton Oranews.

“Procesi i votimit ka përfunduar në të gjithë territorin e vendit dhe situata vijon të paraqitet e qetë.

Gjatë gjithë këtij procesi Policia e Shtetit, me vendim të Komisioneve të Qendrave të Votimit, ka dhënë ndihmën për rivendosjen e rregullit në 5 raste, nga të cilat në 4 raste për shkak të fluksit të krijuar nga numri i lartë i votuesve, apo për largimin e personave nga ambientet jashtë KZAZ-së, si dhe në 1 rast për largimin e një personi, që nuk ka pasur dokument të rregullt për të votuar dhe nuk largohej nga qendra. Gjatë këtij procesi nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë “ thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button