Shqipëri, filluan problemet, komisioneri i PS-së goditet me grusht

Megjithëse ka pak orë qe ka nisur procesi i votimit, jane shënuar incidentet para.

Rasti i parë është regjistruar në Shkodër në fshatin Bardhaj, ku komisioneri i PS-së është goditur me grushta nga mbështetës të PD-së.

Për këtë arsye është ndërprerë edhe procesi i votimit.

Shkak i kësaj ndërprerje mësohet se është bërë një incident, ku komisioneri i Partisë Socialiste Kol Ndre Pepaj është qëlluar fizikisht nga disa persona që mendohet se janë mbështetës të PD.

Policia po zbardh rrethanat e ngjarjes dhe po procedon kundër autorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button