Ekstradohet në Itali shqiptari i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni

Një 48-vjeçar banues në Sallmone, Shijak u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

Gani Doku është arrestuar në datën 10.03.2015 në Shijak, në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar Itali (Milano, Pavia, Macerata, Asti), si dhe në shtetet Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri.

Interpol Roma, me datë 09.03.2015, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas, sepse Gjykata e Pavias, Itali, ka nxjerrë urdhërarrestin ndërkombëtar Nr. 501464/13 RGNR -3900/14 RG GIP, datë 11.02.2015, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 416, pika 1, 2, 3, dhe 5 të Kodit Penal Italian, si dhe nenet 4 dhe 7 tëLigjit 75/1958.

Lajme të ngjashme

Back to top button