Shqiptarët blejnë armë online. I porositin të ndara në pjesë në SHBA

Individe dhe grupe te ndryshme kriminale ne Shqiperi po perdorin internetin per te blere apo trafikuar arme. 

Armet I gjejne me lehtesi ne faqe te ndryshme interneti, nga kompani qe marrin persiper edhe transportin e tyre. 

Por ne Shqiperi, futja e tyre eshte e paligjshme, ndaj trafikantet perdorin nje skeme te thjeshte; I porosisin ato te ndara ne pjese e me pas I montojne. 

Policia e shtetit zbuloi 4 raste te tilla ne vitin 2012 dhe arrestoi porositesit. Ishin pjese armesh te ndryshme qe vinin nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. 
Trafiku I armeve mblodhi ne nje takim ne Tirane drejtues te larte te policise se shtetit, perfaqesues te prokurorise dhe misionit te Bashkimit Europian. 

Drejtori i Pergjithshem i Policise, Hysni Burgaj tha se prej disa kohesh po punohet per zbatimin e nje projekti per regjistrimin e armeve ne menyre elektronike, ne menyre qe te mundesohet kontrolli i tyre.

“Aktualisht Policia e Shtetit po implementon njeprojekt per regjistrimin e armeve ne menyre elektronike. Ky project po implementohet fillimisht ne Tirane dhe Durres. Por do te shtrihet ne gjithe vendin ne saje te bashkepunimit. Jane intensifikuar masat per goditjen e krimit te organizuar. 

Perfaqesuesi i ambasadorit te Bashkimit Europian ne Tirane, shefi i drejtorise se hetimit ne Danimarke, pjesemarres ne konference, shprehu shqetesimin per linjat e trafikut te armeve ne Ballkan dhe beri disa rekomandime per goditjen e trafikanteve ne shkalle rajonale. 

Mbi kete problematike diskutuan edhe perfaqesues te Prokurorise se Pergjithshme, ndersa ne conference moren pjese edhe ekspertet e policise. Ne Shqiperi, vitin e kaluar u zbuluan 20 raste te trafikut te armeve dhe u arrestuan 23 persona. 

Lajme të ngjashme

Back to top button