Zaev konfirmon, nesër takim i ri liderësh

“Nesër në orën 13.30 kemi takim përfaqësuesit e katër partive së bashku me dy ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së. Duke e përgatitur atë takim kemi edhe një datë, të cilën do ta bëjmë publike nesër, por kemi definuar afat kohor ku do të lëvizim”, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në 24vesti, transmeton SHENJA.
Ai ka shtuar se qytetari duhet të jetë i lirë të rikthehet liria dhe të humb frika.

“Nuk duhet të lejojmë as pak e as më shumë pranim të legjitimitet të qeverisë nga ai që do t’i humb zgjedhjet. Ne duhet të definojmë shumë gjëra, për diasporën, për njësitë zgjedhore, për listat e hapura apo të mbyllura… Nëse duam demokratizim, duhet t’i mbarojmë këto tema”, ka thënë Zaev duke folur për bisedimet.

Ai është shprehur i bindur në fitore të opozitës në zgjedhjet e ardhshme madje duke prognozuar një fitore të bindshme prej 100 mijë vota.

“Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti pas gjithë kësaj nuk mund të shkojnë vetëm në zgjedhje. Është e qartë se duhet të ulen dhe të përgatisin zgjedhje fer dhe demokratike”, ka thënë Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button