Dehari në Gjermani për të tërhequr investitor

Një delegacion i Komunës së Kërçovës me në krye kryetarin e saj, Fatmir Dehari, gjatë ditëve të kaluara ka qëndruar në Gjermani për takime pune me kryetarët e Komunës së Kaselit dhe Lofheldenit.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Komunës së Kërçovës ka prezantuar potencialin të cilin e posedon Kërçova, me qëllim të thithjes së investuesve nga jashtë në vendin tonë.
Ato,  gjithashtu,  janë njoftuar me rrjedhën dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike të cilat merren me trajtimin dhe përpunimin e hedhurinave, me ndërmarrjet që prodhojnë energji alternative elektrike si dhe funksionimin e fabrikave të biogazit.

Nëse takimet kanë sukses dhe nëse këto ndërmarrje vendosin të investojnë në Kërçovë do të zgjidhen disa probleme të kamotshme të këtij regjioni dhe do të krijohet mundësia e riciklimit të hedhurinave të deponisë së qytetit dhe mundësia e shfrytëzimit të resurseve për ngrohje.

Lajme të ngjashme

Back to top button