Huawei do të ndërtojë smartfonin e ardhshëm Nexus

Më shumë indikator e tregojnë kompaninë Kineze të prodhimit të smartfonëve, Huawei, si ndërtuesi i ri i smartfonit Nexus.

Një punojës i Huawei konfirmoi se kompania aktualisht është duke punuar me këtë smartfon. Kemi parë smartfonin e Google ta ndërtojë herë LG, herë Samsung, herë Motorola e tani duket se kjo detyrë i është ngarkuar Huawei-t.

Por pyetje qëndron tek fakti se a do të jetë Huawei i vetmi prodhues i këtij smartfonit sepse po flitet për dy modele. Sipas raporteve të zbuluar modeli 5.7 inç do të ndërtohet nga Huawei ndërsa modeli 5.2 inç nga LG.

Një skenar i tillë do u ofronte më shumë mundësi zgjedhjeje konsumatorëve madje edhe ulja e madhësisë së ekranit nga 6 inç në 5.7 inç do e bëjë këtë smartfon edhe më tërheqës. Kjo do u jepte përdoruesve një smartfon lehtësisht të menaxhueshëm me ekran të madh, jo gjigand, dhe sistemin operativ Android të pastër. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button