Eshton bëri thirrje për marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Kethrin Eshton u bëri thirrje kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë që të arrijnë zgjidhje të kontestit.
Eshton, e cila foli në Institutin “Vudro Uillson” në Uashington, bëri krahasim të Serbisë dhe Kosovës, të cilat me bisedime të drejtpërdrejta arritën marrëveshje për më shumë çështje të hapura, e cila mundësoi vazhdim të integrimeve. 

“Çdoherë jam e gatshme të ndihmojë, por kjo zgjidhje, si në rastin e Kosovës dhe Serbisë, varet nga ajo që njerëzit të jenë të gatshëm t’i bëjnë kompromiset e nevojshme, të ulen në tryezë dhe të kenë qëllim më të lartë para vetes. Ndërsa, qëllimi më i lartë është ai se çka mund të bëni për popullin tuaj”, deklaroi Eshton, në pyetjen e kryetarit të Diasporës së bashkuar maqedonase Meto Kolloski për atë se çka bën për zgjidhje të kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Eshton shtoi se Bashkimi Evropian i mbështet përpjekjet e Kombeve të Bashkuara që të gjendet  zgjidhje për kontestin, e cila do të varet edhe nga dëshira që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, gjatë takimit të paradokohshëm me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun në Nju-Jork, paralajmëroi edhe angazhimin personal të Banit që të realizohet kërkesa e Maqedonisë që të dy palët të ulen në nivel të lartë, diçka që kryeministri grek Andonis Samaras refuzon ta bëjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button