Mesazhi i kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta për Muajin e Ramazanit

Në muajin e shenjtë të Ramazanit i cili muaj paraqet simbolin e sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë dhe adhurimit, të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe t’ju ndihmojmë nevojtarëve dhe jetimëve.

Është ky muaji që na sjell begati dhe gëzime në sofrat tona dhe na jep mundësinë që të pastrohemi nga mëkatet dhe të shpërblehemi për agjërimin dhe gjërat e mira që bëjmë.

Në emrin tim personal, bashkëpunëtorëve dhe administratës komunale, të gjithë qytetarëve ua uroj nga zemra Muajin e Madhërishëm të Ramazanit duke ju uruar agjërim të lehtë, me dëshirat më të mira që të mbretërojë paqja dhe harmonia midis nesh.

Me fat ju qoftë Muaji i Bekuar i Ramazanit!

Lajme të ngjashme

Back to top button