OKB: Kongresi amerikan të veprojë i pari lidhur me Iranin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me gjasë, do ta shtyjë për së paku një muaj, aksionin për tërheqjen e sanksioneve kundër Iranit, sipas marrëveshjes eventuale që Teherani do ta arrinte me fuqitë botërore, duke i dhënë Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kohë për të vepruar i pari, kanë thënë zyrtarët mbrëmë vonë.

Zyrtarët perëndimorë thonë se shtyrja është domosdoshmëri politike, pasi Kongresi, i dominuar nga republikanët, që janë kritikë ndaj disa pjesëve të marrëveshjes së propozuar me Iranin, dëshiron që ta thotë fjalën së pari.

Zyrtarë iranianë janë shprehur se “nuk janë të kënaqur” me një veprim të këtillë.

Muajin e kaluar, Obama e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin Kongresit i jepen 30 ditë për ta shqyrtuar marrëveshjen, para se Obama do t’i pezullonte sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Në një shenjë se sigurimi i miratimit të Kongresit nuk do të jetë gjë e lehtë, kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Bob Corker, ka kërkuar nga Obama që ta forcoj marrëveshjen ose të tërhiqet nga ajo, duke theksuar se do të ishte e papranueshme të ketë pajtueshmëri vetëm për menaxhim të programit atomik iranian, e jo shkatërrim të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button