Mbyllen dyqane nga furia e inspektorëve të fuqishëm në Dibrën

Inspektorat e tregut kanë ndërmarrë një aksion të gjerë  nëpër shitoret e Dibrës. Një numër i madh i shitoreve rrinë të mbyllura nga parregullsitë që kanë brenda në biznesin e tyre.
Sipas të dhënave të marra nga inspektorët e tregut, parregullsi ka në saj të mungesës së letrës fiskale, mungesës së licencës së pijeve alkoolike, mos pagesa e tatimeve ndaj shtetit etj. 

“Ishte e udhës që të bëhet një kontroll i këtillë sepse shumë shitore në qytetin tonë nuk kanë dokumentacion përkatës sa i takon  rregullsive që janë me ligj. Ne jemi ata që dënojmë nëse e shkelin  ligjin  dhe nuk jemi aspak fajtorë në këtë çështje. Ka plot shitore të mbyllura nëpër qytet, por duhet tu bëjmë me dije se shteti ka dërguar edhe persona civil nga vendet e tjera, kryesisht gra dhe burra që kërkojnë letër fiskale edhe për një artikull të vogël. Ligji është ligj dhe duhet të respektohet, nuk bëhesh pasanik nëse nuk paguash tatim dhe nëse ke parregullsi në shitore”,- theksojnë nga inspektorati i tregut zyra në Dibër.

Ndërkaq, tregtari Q. R , nga Dibra i revoltuar thotë : “Më dënuan  një  mijë euro, shkaku sepse nuk kisha letër fiskale, mendoj se ky është marketing politik që të mbushet arka e shtetit. Nuk jam i vetmi në Dibër që nuk kam letër fiskale, por fati im ishte që unë të dënohem kësaj here nga ana e inspektoratit të tregut , kryesisht punonjëse nga   Shkupi, potencoi dibrani i revoltuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button