Daçiç: Stabiliteti i Maqedonisë, i rëndësishëm për të gjithë rajonin

Zëvendës kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, në një deklaratë për mediat në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) që u mbajt sot në Ohër, vlerësoi se, “është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti në Maqedoni, kjo është e rëndësishme për tërë rajonin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Si kryesues i radhës i OSBE-së, ai theksoi se pas ngjarjeve në Kumanovë dy herë në Maqedoni e ka dërguar përfaqësuesin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka biseduar me kreun shtetëror dhe përfaqësuesit e opozitës.

“Ne i mbështesim të gjitha insistimet e BE-së që gjendja të reduktohet në korniza politike. E dënojmë çdo formë të rrezikimit të Maqedonisë, çdo formë të dhunës dhe terrorizmit, ndërsa nga ana tjetër OSBE si organizatë është e gatshme gjithashtu t’i ofrojë shërbimet e mira të saj, nëse ekziston nevoja për këtë”, deklaroi Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se OSBE ka misione dhe përfaqësues në terren të të gjitha shteteve anëtare në Sekretariatin në Vjenë. “Mundohemi dhe insistojmë, raportet të cilat vijnë të jenë objektive, ndërsa nga ana tjetër, ne si organizatë, e cila funksionon në parimin e konsensusit, personalisht u kam thënë të gjithë personave zyrtarë të Maqedonisë, se jemi të gatshëm të veprojmë në zgjidhjen e situatës së brendshme”, tha Daçiç.

Në lidhje me emigrantët të cilët kalojnë transi përmes Maqedonisë dhe Serbisë për të arritur pranë vendeve të Evropës Perëndimore, Daçiç vlerëson se BE-ja duhet të shqyrtojë mekanizma se si kufijtë e tyre janë ndjeshëm dhe si kalon një numër kaq i madh i tyre.

Konkluzionet e shefave të diplomacive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Austrisë dhe Italisë, në mëngjesin punës i theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, i cili deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhme në BE dhe kjo e ardhme i përcakton edhe perspektivat e vendeve nga rajoni.

Në konferencë morën pjesë edhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili do të takohet me ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Bullgarisë dhe Hungarisë, Paolo Gentiloni, Daniel Mitov dhe Péter Szijjártó.

Pjesëmarrës në takimin e CEI-t janë ministrat e Punëve të Jashtme, zëvendësit e tyre dhe përfaqësues të Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Serbisë, Austrisë, Bjellorusisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Moldavisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë, Hungarisë, Italisë, Sllovenisë dhe Ukrainës.

Të ftuar si mysafirë në takim janë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sekretariati i CEI-t, OSBE, Këshilli i Evropës, Këshilli i shteteve baltike, si dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button