Rekomandime shëndetësore: Si të “shpëtoni” nga temperaturat e larta

­ Drejtori i Institutit për Shëndet Publik në Maqedoni, Shaban Memeti për shkak të motit të nxehtë apelon qytetarët e Maqedonisë që të kenë kujdes të madh gjatë daljes në diell. Sidomos personat që vuajnë nga sëmundjet kronike nga ora 10:00 deri ora 17:00 të mos dalin në diell.

Poashtu kujdes t’i kushtohet veshjes, ushqimit dhe qytetarët të pinë sa më shumë ujë . Në vazhdim janë rekomandimet e plota të institucioneve përgjegjëse. Rekomandime të përgjithshme për mbrojtje nga vala e së nxehtit nga Ministria e Shëndetësisë, Organizata botërore e shëndetësisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë:

• Larje obligative e produkteve bujqësore, kopështore(pemë dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre.

• Përgaditje termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në periudhë të shkurtër pas përgaditjes. Nëse kjo nuk bëhet, ushqimi i përgaditur në këtë mënyrë të lihet në frigorifer në +8 gradë, kurse para përdorimit të tij të ngrohet në + 100 shkallë

• Shmangni produktet të cilat nuk janë përpunuar në mënyrë termike, si majonezi prej vezëve shtëpiake, me kujdes të konsumohet akullorja dhe kremërat e ndryshme.

• Evitoni aktivitetet e rënda fizike(duke e përfshirë edhe sportin edhe aktivitetet rekreative) gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. Punët e domosdoshme kryeni deri në orën 10:00 të mëngjesit ose pasdite pas orës 17:00.

• Vishni roba të lehta dhe me ngjyrë të çelur, kurse në diell të drejtpërdrejtë syza mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e çelura e rreflektojnë dritën)

• Qëndroni në hapsira të mbyllura të kondicionuara (Ventilatorët e thjeshtë nuk ndihmojnë gjatë temperaturave të larta mbi 35C ) Mbyllni dritaret dhe roletat gjatë ditës, e në mbrëmje hapni, kur temperatura është më e ulët.

• Nëse nuk ka mundësi vendin tuaj ta mbani të ftohtë, kaloni 2­3 orë gjatë ditës në vend më të ftohtë(objekt publik i kondicionuar).

• Konsumoni sasi më të vogël të ushqimit. Largohuni ushqimit të yndyrshëm dhe me kalori të lartë, si dhe ushqimit i cili përmban sasi të madhe të sheqerit

• Konsumoni sasi të mëdha të lëngjeve ( mos prisni të jeni të etshëm) duke u nisur nga uji i rëndom për pije, e deri te pijet minerale joalkoolike. Largojuni pijeve alkoholike, pijeve që përmbajnë kofein dhe pijeve jashtëzakonisht të ftohta.

• Gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambient të hapur gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije dhe evitoni qëndrimin e drejtpërdrejtë në diell.

• Lahuni me ujë të ftohtë më shumë herë gjatë ditës. Si alternativë, vendosni fasha të ftohta dhe mbani këmbët në ujë të ftohtë.

• Gjatë qëndrimit në automjet hapeni dritaren me qëllim që të mundësoni ventilim. Automjetet tërësisht të mbyllura bëhen shumë të nxehta. Mos lejoni askënd në automjet.

• Te sëmurët kronik, në veçanti ata me sëmundje të sistemit kardiovaskular, sëmundje neurologjike dhe të mushkërive të bardha, është e nevojshme që në mënyrë të veçantë të jenë të disciplinuar kur bëhet fjalë për këto rekomandime dhe ta marrin terapinë e tyre të rregullt. Për të gjitha ndryshimet e gjendjes shëndetësore detyrminisht të konsultohen me mjekun e tyre amë. Interesohuni rreth shëndetit të fëmijëve dhe pleqve në familjen tuaj. Nëse ndjeni dobësi, shqetësim ose keni etje intensive dhe kokëdhimbje, kërkoni ndihmë, shpërnguluni në vend më të ftohtë sa më shpejt që të mundeni dhe mateni temperaturën tuaj trupore.

• Konsumoni ujë ose pije minerale pa gaz që të rehidroheni.

• Nëse keni ngërç të dhimbshëm muskulor shpesh te këmbët, duart dhe në stomak, menjëherë shplodhuni në vend të ftohtë dhe konsumoni lëng i cili përmban elektrolite. Nëse ngërçet e nxehta zgjasin më tepër se një orë, është e nevojshme ndihma mjekësore.

• Nëse ndonji anëtar i familjes tuaj ose person të cilit i ndihmoni ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë dhe ngërçe ose është pa vetëdije menjëherë thirrni 194.

Përderisa pritet ndihma e parë mjekësore transferoni në pozitë horizontale. Ngrini këmbët dhe kukat; largoni veshjet, establoni fasha të ftohta në qafë, nën sqetulla dhe ndër shalë, rregullisht ftoheni dhe stërpikni lëkurën me ujë. Mos jipni terapi, nëse personi është në gjendje të pavetëdijshme vendosni në pozite anësore. Konsultohuni me mjekun tuaj në rast se ndjeni simptoma të jashtëzakonshme ose nëse simptomat zgjasin më gjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button