Britania tërheq spiunët për shkak të Snowden-it

Britania ka tërhequr disa nga spiunët e saj që operojnë jashtë shtetit, pasi Rusia dhe Kina kanë qasje në dokumentet sekrete të publikuara nga Edward Snowden.

BBC dhe Sunday Times, duke cituar burime në krye të Qeverisë dhe shërbimeve inteligjente britanike, treguan se spiunët janë tërhequr për shkak se Rusia ka arritur të deshifrojë miliona dokumente, transmeton lami.net

“Bëhet fjalë për rastin të cilin rusët dhe kinezët kanë marrë informacione. Kjo do të thotë se spiunët duhet të tërhiqen, pasi që kanë rrjedhur informacione në lidhje me mënyrën se si ne punojmë në parandalimin e marrjes së informacioneve”, ka shtuar burimi nga selia e qeverisë britanike.

Lajme të ngjashme

Back to top button