BFI ka nisur grumbullimin e kurbanëve

Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka filluar fushatën për tubimin e kurbaneve, të cilat qytetarët myslimanë të Maqedonisë dhe më gjerë do të mund t’i dhurojnë për nxënësit e Medresesë së Shkupit “Isa Beu”.

‘Duke u bazuar në çmimet e tregut në vend, çmimi i kurbanit do të jetë në kundërvlerë prej 120 euro, ndërsa pagesa do të mund të bëhet deri më ditën e arifes, përkatësisht 14 tetor’ njoftojnë nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.

“Ashtu si çdo vit, mishi i cili do t’i tejkalojë nevojat për nxënësit e medresesë, do t’u shpërndahet të varfërve dhe nevojtarëve”, thonë ata.

Sasia e tepruar e mishit nga nevojat e Internatit të Medresesë do tu shpërndahet nevojtareve.
Ndryshe, Festa e Kurban Bajramit është festa më e madhe e besimtarëve myslimanë, pas Ramazanit.

Kurban Bajrami këtë vit festohet me 15 tetor, dhe kjo ditë është ditë jo punë për gjithë besimtarët e konfesionit Islam në vend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button