Në Tetovë filloi olimpiada e Forumit Rinor Islam
Edhe këtë vit, Forumi Rinor Islam organizon Olimpiadën e FRI-së, e që do të përfshijë gara të ndryshme sportive, nëpër disa qytete të vendit.
Përmes këtij organizimi synohet ngritja e vetëdijes sportive te të rinjtë dhe njëkohësisht vetëdijësimi i rinisë për nevojën e praktikimit të sportit.
Në Tetovë tashmë u mbajt turneu në pingpong, në të cilin morën pjesë Nëndegët e Degës së Tetovës. Në këtë turne morën pjesë aktivistë të FRI-së nga Sllatina, Nerashti, Shemshova, nxënësit që ndoqën projektin “Talentium” si dhe aktivistë tjerë të FRI-së në Tetovë, të cilët edhe garuan në mes vete.
Olimpiada e FRI-së do të përfshihjë lojë futbolli, basketbolli, volejbolli, pingpongu, shahu dhe artet marciale.