Djemtë e kryeministrit përdorën avionin qeveritar për finalen Barcelona-Juventus

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik francez fakti që kryeministri Manuel Valls ka marrë në avionin qeveritar edhe dy djemtë e tij për të ndjekur ndeshjen finale të Champions League mes Barcelonës dhe Juventusit që u zhvillua të shtunën në Berlin, sipas televizionit francez, BFM-TV.

Në ndërkohë, qeveria konfirmon se prania e dy fëmijëve të kryeministrit Valls nuk ka rritur koston e udhëtimit.

Që prej dy ditësh, Manuel Valls është në qendër të polemikave për shkak se vajti të shohë një ndeshje me paratë e taksapaguesve.

Valls vazhdon të mbrohet duke thënë se bëhej fjalë për një udhëtim pune.

”Isha në Berlin edhe për të takuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini për shkak të zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit në Francë, vitin e ardhshëm”, deklaroi kryeminisrti francez, Manuel Valls.

Valls ka katër fëmijë, Joachim, Benjamin, Ugo dhe Alice./ATA/

Lajme të ngjashme

Back to top button