Venizellos në KB: Maqedonia duhet të pranojë emër të ri

Nënkryetari i Qeverisë greke, Evangellos Venizellos në fjalimin e tij të djeshëm para Kombeve të Bashkuara i përsëriti pozicionet greke se Maqedonia duhet të pranojë emër të ri, me përcaktim gjeografik, i cili do të përdorej në të gjitha kushtet. “Greqia çdoherë ishte mbështetëse e fuqishme e ardhmërisë evropiane për rajonin Ballkanit.

Procesi i integrimit evropian do të thotë largim nga mentaliteti i ndarjeve dhe shkuarjes drejt erës së bashkëpunimit të afërt në bazë të vlerave dhe parimeve të vendosura. Ne dëshirojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona me Ish republikën Jugosllave të Maqedonisë, në bazë të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në suaza të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Greqia është e përkushtuar në procesin rrjedhës të negociatave për emrin. Për këtë arsye i vazhdojmë përpjekjet tona për të gjetur emër të pranueshëm të, për të gjitha përdorimet, erga omnes, i cili nuk do të lërë zona të hirta dhe do të lejojë qartë përkufizimin ndërmjet vendit tonë fqinj dhe rajonit të Maqedonisë në Greqinë veriore”, tha Venizellos.

Zëvendëskryeministri grek Venizellos shtoi se zgjidhja e këtillë do të mundësojë integrim të  më tutjeshëm të Maqedonisë në institucionet euroatlantike dhe do të kontribuojë drejt prosperitetit të tërë rajonit. Nga ana tjetër, Venizellos në fjalimin e tij e përshëndeti marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilën tha se të dy vendet do t’i çojë më afër Bashkimit Evropian.

Pjesa më e madhe e fjalimit të tij iu kushtua kontestit tjetër rajonal për të cilin po negociohet para Kombeve të Bashkuara, për ishullin e ndarë të Qipros, në të cilin Greqia dhe Qiproja i pengojnë negociatat turke për anëtarësim në Union.

Venizellos njeherit foli edhe për krizën ekonomike në Greqi, duke thënë se pas gjashtë viteve recesion Greqia i ka përfunduar reformat strukturore dhe sakrifikimet e rënda të qytetarëve të saj, dhe pret ditë më të mira. 

Lajme të ngjashme

Back to top button