Kryetari i Komunës së Çairit ndau 14 vendimet e para në kopshtin “Fidani”

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti sot ndau 14 vendimet e para në Kopshtin “Fidani”.
Vendimet përkojnë me fazën e parë, nga gjithsejt  41 vendime të lëshuara për kopshtet e Çairit, sipas Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune. 

Në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe drejtorja e “Fidanit” Rabije Loku e cila edhe ditë më parë paralajmëroi këto vendime pune të cilat u dedikohen të punësuarve në 5 objekte që shtrihen në Komunën e Çairit në kuadër të “Fidanit”, si “Petar Pan”, “Lule”, “Bambi”, “Vesëza”.

“Ky është një motivim për ju që të vazhdoni të punoni edhe me tej për edukimin e fëmijëve tanë”, ka thënë mes tjerash i pari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Lajme të ngjashme

Back to top button