Bashkimi kombëtar? Ëndërr apo realitet?

Ideja për bashkim kombëtar mbeti vetëm një ëndërr e parealizuar kurrë deri me tani, një ëndërr që përcolli breza e breza me radhë që nga viti 1912 kur i ndanë fuqitë Ballkanik për gjysmë trojet shqiptare, e që nga atë herë populli ynë me intelektualet e vetë kombëtar kanë punuar në këtë rrugë, por jo edhe për një Shqipëri të madhe siç shpikin definicione të tjerët dukë i aneksuar pjesët e territoreve të shteteve tjera në mënyre të dhunshme, por për kthimin e tokave që ja shkëputën pa drejtësisht nga fqinjë neper konferenca e kongrese të Evropës së vjetër.
Ka ardhur koha që ëndrrat të bëhen realitet, bashkimi është diçka e pa shmangshme por mungojnë veprime konkrete, me ne apo pa ne një ditë ajo do të bëhet. Në Projektin e interesit kombëtar hapi parë është bashkimi kombëtar i të gjithë shqiptarëve në një ombrellë, sepse edhe Kushtetuta e Shqipërisë e cekë në fillin në pjesën hyrëse, së aspirata të ligjshme e ka bashkimin kombëtar por mungojnë veprimet të konkrete nga Shqipëri, nga Kosova.
Eduard Grey thoshe: një popull i përçarë, nuk i ndihmon askush, ku je i ndarë, nuk të ndihmojnë kurrë nëse nuk u thua me forcë, së ne jemi gjallë, nëse nuk ua troket aq fort, sa tu prishësh nervat, andaj duhet bashkohemi sa ma parë sepse bashkimi bënë fuqi dhe duhet hartuar një platformë të pasur dhe shumë të qartë , që ti paraqitët Brukselit përpara, sepse pa qarë fëmija, nëna nuk i jepë gji.

Bashkimi kombëtarë është në interes të të gjithëve, si për popullin shqiptar, ashtu edhe për Bashkimin Evropian, Shtetet e bashkuara të Amerikës, ku do të mbyllet një plagë e hapur para njëqind vitesh, gjë që me këtë rast do të shuhen edhe konfliktet në Ballkan dhe do të fillojë një jetë normale dhe fqinjësi e mirë mes shtetesh, sepse ëndrra e këtij popullit të vuajtur është bashkimi i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë këtë rrugë dal nga, si pik fillim ti heq pikat doganore, ti bashkojë tregun, ti bashkojë përfaqësitë diplomatike, Presidenti i shtetit duhet tua mundësoj të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë mundësi për marrjen e shtetësisë, sepse është akt moral por mund të themi edhe Kushtetues. Intelektualëve kombëtar ju mungojnë idetë për të bërë një platformë dhe për t’ia qit në tavolinë Brukselit dhe Amerikës sepse idetë janë ato që e lëvizin botën, ato ide bëhen mes institucioneve duke i rregulluar, sendërtuar ato.

Obligimi i Kosovës është ndryshimi i Kushtetutës apo i Pakos së Ahtisaarit, futja e parimit kryesor të një shtetit për qytetarët e ti parimi i vetëvendosjes “ Referendumi”, që populli të ketë të drejtë të vendos vetë, siç ndodhi rasti në Britani të Madhe . Bashkimi do të ndodhë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të bashkohen në mënyrë klasike, qoftë në Bashkim Evropian apo jashtë tij.
Ne kemi shembull murin e Berlinit, e ndau Gjermaninë në dy pjesë, ku çdo qytetar qe i është afruar murit, ka qenë i rrezikuar me jetë, është vrarë nga rojet kufitare, por e beri bashkimin, e ne çfarë presim, kush po na ndal idealet e dëshmorëve të kombit që ishim vetëm Bashkimi me Shqipëri. Fakti qëndron se sikur të ishte me mirë që si dy shtete të pranohem në BE, do ta bënte Gjermania, por çdo herë kanë thënë së peshku i madh e han të voglin, andaj edhe ne të bashkohemi të bëhemi një komb i madh dhe i fuqishëm ,e jo një popull, dy kombe dy flamuj, i copëtuar ne 5 shtete fqinje.
Asnjëherë nuk do të ndalën konfliktet ndër etnike në shtetin artificial, ne R.e Maqedonisë, sa e sa çlirimtar të UÇK-së , u vranë nga ky shtet kriminal që nga viti 2001 pas mbarimit të luftës, edhe sa duhet të vriten që të vije ajo ditë, ata që luftuan në 2001-tën prape do të ti rrokin armët, përsëri do të luftonin, sepse një jetë me të mirë kanë pas para luftës së atjeshme të 2001-tës.

Ku mbetën Gjeneralet, Komandantët, pjesëtarët e UÇK-së, ata që ishin lakmitar të dynjasë ju mveshën pushtetit sllav i cili çdo ditë e me shumë po e njollos popullin shqiptar atje, ata që ishin të sinqertë u prenë në besë, u montuan kurthe dhe i vranë, intelektualët e atjeshëm heshtën së korrupsioni ju kishe mbyllur sytë dhe nuk e shohin krimin, torturat barbare, poshtërimin, diskriminimin ndaj shqiptarëve.

Për ti dhënë fund këtyre poshtërimeve ndajë popullit shqiptar duhet të dy qeveritë të bashkohen dhe të vendosin vetë për fatin e shqiptarëve gjithë andej ku do që janë, e jo ende ti hamë brumet e popujve sllavë. Deklaratat e kryeministrit Shqiptar z. Edi Rames për bashkimin kombëtar ishin frytdhënëse dhe matës për BE-në dhe SHBA-të dhe vendet Ballkanike, reagimet ishin shumë të vogla, që jep të kuptohet se as ato nuk janë kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, por mungon një projekt, një platformë për të marrë këtë vendim, për përkrahjen edhe të Bashkimit Evropian dhe me larg, sepse edhe Evropa është lodhur me problemet e Ballkanit dëshiron ta mbyll këtë çështje një herë e përgjithmonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button