Nëna e policit të arrestuar gjatë akcionit policor në Kumanovë me letër të hapur
Nëna e policit të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, ka kërkuar nga mediat që të ndikojnë dhe të lirohet djali i tyre që është në burg, sepse sipas saj djali është i pafajshëm.
Në vazhdim ju sjellim letrën e plotë të nënës së Afrim Sulejmanit, Emine Sulejmani.
Letër e hapur deri te gjithë ju mediume te Maqedonisë :
Duke iu drejtuar juve mediume të Maqedonisë, njëkohësisht me këtë letër I drejtohem edhe kryetarit te shtetit Gjorgje Ivanov, kryeministrit Nikolla Gruevskit, ministrit te punëve te brendshme Cavkov, kryetarit te BDI-se Ali Ameti, PDSH-se Menduh Thaci si dhe gjithë njerëzve te mire te këtij shteti.
Po ju drejtohem me këtë letër unë EMINE SULEJMANI, nënë e policit AFRIM SULEJMANI i cili u arrestua me date 09 maj 2015 gjatë aksionit policor ne lagjen tone apo me saktë dy rruge me lart se ku jetojmë ne si familje. Ju njoftoj se jam nënë edhe e djalit Taulantit , i cili është reprezentues ne reprezentacionin e Maqedonisë ne futboll , ndërsa para pak muajsh sapo filloi te luaj për ekipin e YONG BOYS ekip nga Berna e Zvicrës.
Ju njoftoj se me datën e 09 majit djali im AFRIMI se bashku me 20 anëtarë tjerë te tri familjeve ishte i ngujuar ne shtëpinë e axhës se vet ne pamundësi dalje deri ne orët e vona të natës.
Ju njoftoj se si pjesëtar i MPB-se djali im asnjëherë te vetme nuk e ka thyer kodeksin policor e as te ketë bere ndonjëherë ndonjë gabim qe do te klasifikohet si diçka e rende kundër shtetit te Maqedonisë. Njëkohësisht ju njoftoj se pikërisht nga familja jone punojnë ne MPB dhe ARM shumë djem te familjes.
Gjate aksionit policor ku edhe rruga jone ishte e bllokuar Afrimi kërkoi ndihme nga koleget e vet te cilët edhe janë përgjegjës te tij sepse po atë dite Afrimi duheshe te shkonte ne detyre . ne vendin e tij ne kufi te Tabanovces.
Afrimit iu urdhërua nga përgjegjësit e vet qe te mbetet ne shtëpi dhe te qëndroj ne shtëpi deri sa te mbaroje aksioni policor për te mos pasur ndonjë pasoj te keqe rreth jetës se familjes dhe te vet Afrimit.
Te nderuar djali im I kaloi 30 dite dhe tani iu vazhduan edhe 30 dite paraburgim e I cili po mbahet ne burg pa një fije te vogël faji, prandaj, mua nuk me mbet me kujt ti drejtohem si nene e Afrimit dhe ju drejtova edhe juve qe te JU LUS JUVE qe te ndikoni qe djali im te lirohet njëjtë sikur qe u liruar te gjithë pjesëtarët tjerë te familjes te cilët edhe ato pa pik faji u mbajtën për 24 ore ne stacionet policore te Shkupit fëmijët gratë e burrat.
Te nderuar me gjithë respektin ndaj JUVE, po ua shkruaj këtë letër sepse çdo dite djali im po qëndron ne burgun e Shutkës po i privohet jeta e lire, jete qe i takon ta jetoj edhe ai, sepse është pa faj .
Për fund me dhimbje te madhe shpirtërore pyes veten se si është e mundur AFRIMI pra djali im, qe nga një djalë i qetë, i vyeshëm, vital, jo vetëm për veten po edhe për punën qe bënte ne MPB-ne e R MAQEDONISE , pikërisht po ai djali ndershëm te behet për një sekondë KRIMINEL!!!
Respekt për gjithë ju njerëz te mire !
JU LUTEM PER NDIHME !!!
Emine Sulejmani, rruga Abdulla Presheva nr 16 –Kumanove 09.06.2015