Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”, lëshohen 34 urdhërarreste

Arrestohet kryetari i partisë neonaziaste “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos si dhe deputeti neoazist Ilias Kasidiaris, me akuzën e krijimit të organizatës kriminale.

Arrestimi është kryer sot në mëngjes me urdhrin e prokurorit të Gjykatës Supreme, që ka lëshuar plot 34 urdhërarreste nga të cilat janë zbatuar vetëm 5. 

Në Greqi po kryhet një operacion i gjerë për arrestimin e krerëve të lartë të “Agimit të Artë” dhe personave të tjerë të implikuar në krime.

Sipas informacioneve 2 personat e mësipërm nuk kanë bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe janë dërguar në drejtorinë e policisë së Atikës. 

Vepra penale për të cilën po hetohen dhe akuzohen mbështetet në nenin 187 të Kodit Penal, i cili lejon arrestimin e deputetëve madje pa e parë duke hequr imunitetin e tyre .

Kjo është hera e parë që nga viti 1974 që arrestohet një lider partiak dhe parlamentar pa iu hequr imunitetin. (Balkanweb)

Lajme të ngjashme

Back to top button