Popovski: Greqia të investojë minimum vëmendje për emrin

Popovski: Greqia të investojë minimum vëmendje për kontestin për emrin

“Mund të kemi mirëkuptim për vështirësitë e konsiderueshme me të cilat ballafaqohet fqinji ynë jugor, por nuk mund të kuptojmë se nuk mund t’i kushtohet energji minimale për tejkalim të një kontesti 20-vjeçar”,deklaroi Poposki.

Maqedonia ka mirëkuptim për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Greqia, por nuk mund të kuptojë se Greqia nuk mundet t’i kushtojë minimum vëmendje kontestit për emrin, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki nga Nju-Jorku, ku dje kishte takim me kolegun e tij grek Evangelos Venizelos.

Pas takimit, Poposki deklaroi se Greqia nuk mund të tregojë vullnet që të jetë pjesë e zgjidhjes dhe midis qëndrimeve të dy palëve “ka male”.
“Mund të kemi mirëkuptim për vështirësitë e konsiderueshme me të cilat ballafaqohet fqinji ynë jugor, por nuk mund të kuptojmë se nuk mund t’i kushtohet energji minimale për tejkalim të një kontesti 20-vjeçar. Mendoj se këtu duhet të jetë përqendrimi i interesit në periudhën e ardhshme”, deklaroi Poposki.

Pala greke, pas takimit, informoi se Venizelos në takimin me Poposkin ka informuar për qëndrimet greke për atë sesi duhet të zgjidhet kontesti për emrin. Venizelos në Nju-Jork deri më tani paralajmëroi se për Greqinë zgjidhja është që Maqedonia të pranojë emër të ri, i cili do të përdoret në të gjitha rastet.

Poposki, por edhe Venizelos, dje morën pjesë edhe në darkën jozyrtare trans-atlantike të ministrave të punëve të jashtme SHBA-së, Kanadasë dhe vendet evropiane. Pas darkës, Ministria greke e Punëve të Jashtme informoi se Venizelos gjatë darkës, më vete ka biseduar me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Keri, me ç ‘rast temë kryesore e bisedës ka qenë kontesti për emrin.

Lajme të ngjashme

Back to top button