Bërvenica i dhuron 5,000 dollar Fondit për Gra dhe të Rinj Sipërmarrës, i themeluar nga USAID-i

Sot, Shoqata për Zhvillim Lokal dhe Rural dhe komuna e Bërvenicës së bashku nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me Projektin e USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla i bashkë-financuar nga Qeveria e Zvicrës. Memorandumi konfirmon premtimin e komunës për t’i dhuruar 5,000 dollar Fondit për Gra dhe të Rinj Sipërmarrës, të themeluar nga USAID-i.

Qëllimi i Fondit është që të krijojë një model të qëndrueshëm për mbështetjen e bizneseve që janë pronë e  grave dhe të rinjve  në rajonin e Pollogut. Që nga fillimi Fondi ka pranuar donacione që arrijnë deri $120,000,  shumë e cila përdoret për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e bizneseve të vogla në pronësi të grave dhe të rinjve.

“Gratë dhe të rinjtë kanë potencialin të jenë në krye të zhvillimit ekonomik të Maqedonisë.  Por pa kapitalin e nevojshëm ky potencial nuk mund të realizohet,” tha drejtori i përgjithshëm i zyrës për zhvillim të USAID-it në Maqedoni, Michael Stievater. Ai shtoi, “Bizneset, sikur ata të udhëhequr nga shumë gra dhe të  rinj sipërmarrës, janë komponentë kryesore në zhvillimin e ekonomisë së fuqishme. Fondi lehtëson krijimin e bizneseve të reja, vendeve të reja dhe më të mira të punës si dhe përmirësimin e ekonomisë lokale.”

Fondi për Mbështetjen e Grave dhe të Rinjve Sipërmarrës  është themeluar nga Projekti USAID-i për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla në bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim Lokal Rural dhe Ekolog – Tetovë.

Fondi ofron grante të vogla që t’iu ndihmojë këtyre bizneseve të zgjerojnë operacionet dhe prodhimtarinë, të rrisin të ardhurat dhe të krijojnë mundësi të reja për punë. Deri më sot, Fondi ka qenë i mbështetur me donacione nga USAID-i dhe Qeveria Zvicerane, Ekolog-Tetovë, Frigoteknika, As-Mobeland, Universal Auto Parts dhe komuna e Tetovës dhe Bogovinës. Pesëmbëdhjetë biznese të vogla tashmë kanë pranuar mbështetje nga Fondi që nga krijimi i tij në mars të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button