Toni Bler vjen në Shkup?!

Ish – kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler do të vijë për vizitë në Shkup. Informatat e plasuara nëpër mediet e vendit raportojnë se ai është i ftuari kryesor në manifestimin “Festivali Sahara për Paqë”, ku pritet të jetë pjesëmarrës. Përndryshe, ky festival përkrahet nga fondacioni i ish – presidentit të SHBA-ve, Bill Kllinton.

Kohë më parë, ish kryeministri britanik Toni Bler deklaroi se do të jetë “katastrofë për Britaninë e Madhe”, në rast se  vendi e braktis BE-në”. Ai e dënoi strategjinë e tanishme politike të Dejvid Kameronit ndaj Brukselit, duke e përshkruar si “pëlcitje në kokën  e vet”.

Sipas Blerit një politikë e tillë, e cila çon në vetëizolim vendin, është më së paku e nevojshme dhe e cila, në linjën e fundit, është dëmtuese, sepse i përkeqëson interesat britanike.

Lajme të ngjashme

Back to top button