BDI – URIME 13 VJETORI

Të nderuar miq të BDI-së,

Ju mundë të thoni çka të doni,por nesër drejtësia dhe historia do të gërmojnë të vërtetën.
Trembëdhjetë vite që nga themelimi, pak premtime u bënë realitet,shumë pak.

Ca palestra,por fëmijvë dhe të rinjëve shqiptar nuk u lozet, ata ndjehen të dëshpruar.
Ju pa ndërprerë thireni si trashigimtarë të luftës dhe më të thirur për ta bërë paqën.Por në këtë paqë zhvillohen beteja,në këtë paqë vriten e burgosen njerëz.Shum kush me faj e për krime, por shum kush po flitet e dëshmohet se padrejtësishtë edhe ate me burg të përjetshëm, e Ju si po festoni trembëdhjetë vjetorin .

Ju vazhdoni hani e pini,rëmbeni, porë mos kërkoni vetëm hetime ndërkombëtare,por punoni hetoni edhe ju,ju jeni në pushtet.

Hetoni ,Kumanovën, hetoni për Harunin e të tjerët, ku vajtën ata ku, si ,pse u egzekutuan.

Hetoni, a nuk ka mundur më ndryshe, nëse ata kanë bërë faj, pse të egzekutohen.

Hej ju, kur paska mundur tu ikë në Goshincë, një me duar lidhur tridhjet xhandarve, pse këta me furgonin nuk kan mundur tu ikin, ko do të shkonin ata.

Edhe në këtë përvjetor jua kujtojmë PSE ata u egzekutuan.

Urime, po ti lëmë vrasjet ,po gjuha shqipe ku mbeti, e flamuri ku vajti.

Por, nuk bën edhe pa këtë pyetje,patën apo jo faj, ata paskan kërkuar të dorëzohen, e keni para syshë ata të ,,Lagjes së trimave,,, ,mos fleni ditë e natë, ata ju dorëzuan OSBE-së apo xhandarmerisë, Ndrecaj e Begu u dorëzuan e pastaj u vranë, apo u vranë nuk u dorëzuan.

Hani e pini por edhe hetoni, ndonëse me ose pa faj, kush i torturon njerëzit në qelit e burgjeve, ata janë të dorëzuar, a duhet rahur e torturuar më ?

Po edhe pas kësaj ju të quheni luftëtarë e patriot ?

A ju kujtohet para më shumë se shtatëdhjetë vjetë poeti Ali Asllani, kishte pyetur kështu.

Po edhe sot po të ishte Ai, edhe përkëtë përvjetor do tju thoshte;

-hani, pini dhe rëmbeni,mbushni xhepa,mbushni arka, se ju dimë ju njohim, të pa BREKË ju gjeti dreka MILIJONER ju zuri darka.

-Hej ju, koha dridhet e përdridhet, po do të vijë dita që do të zgjidhet.

-Më shumë prej xhepave e arkave jepuni fëmijve të atyre që dhanë jetën kudo në trojet shqiptare, sepse miqt të mi, koha dridhet e përdridhet, dhe prej milionave palë palë sdo tu mbes gjë në dorë, veçse vula e zezë në ballë, jepuni atyre e fukarenjëve se zot ka.

– Po ju vazhdoni,por leni renat, leni premtimet boshe, punoni hetoni. Po çka ju them , mos bëj mëkat ,më falni, un prej jush kam kërkuar të IKNI nga e keqja,skeni çka të punoni më, ikni nga qeveria, ndoshta është vonë. Po ju , prap ju dini,rini apo ikni, un ju thash, sepse ju dua.

Un ju thash sepse, nuk doja që ndonjë ofshamë të thëras ndonjë grusht mizor, e tu bjerë mbi krye, e historia tu cilësojë si zuzarë, ani pse koha e zamani është i juaj ,por të drejtat na takojnë të gjithve, Ju jeni zemërngushtë, ju keni përvetsuar lirinë ,sepse pandehni se lirinë e barazinë na sollët ju. Por nuk e ndjejmë as lirinë e as barazinë, sepse jeni konvertu nga çlirimtarë në matrapaz që na stresoni psigjikisht, me atë që po heshtni të mendojmë se gjoja dini shumë, ju nukl thoni lirinë e gjetëm në mesin tuaj !

Po, ju dini të mashtroni, vazhdoni, hani, pini e rëmbeni,mbushni xhepa e mbushni arka, por të gjitha ata janë pronë e jona, një ditë do të duhet të na ktheni.

Urime nëna parti !

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. nse na shqiptaret ne maqedoni kemi mbetur qe qenan aliu te kujdeset per fatin ton ather vaj medet per ne nuk mund ta kuptoj aspak ckerkon ki deshtak ne opinjon zotri qenan alui ju nuk mund te kerkoni llogari nga askush sepse jeni deshtak i papermirsuar ju jeni baskpuntor i udb-s ju jeni tradhtar i te afermve tuaj te shokve tuaj te miqve tuaj ju jeni komunist i perbetuar i pamoralshem i paskrupullt dhe mashtrues asnjiher ty nuk dot mundesh te abuzojsh me kontributin e neve qe dham shum per idealin e bashkimit te kombit asnjiher ti apo kush do qe mundohet te perbuz apo te tallet me mundin djersin dhe gjakun e atyre qe ran ne luften e 2001. ti qenan aliu mund te shkruash cfar te doj aj shpirti juaj i prishur por mos e permend ne ato shkrime asnjiher luften,sepse ti nuk ke dhen asnji kontribut per at luft, ti nuk mund te predikojsh moral kur vet jeni i pamoralshem nuk mund ti thuani dikujt mashtrues kur ju vet keni mashtruar ate edhe te afermit e juaj ju nuk mund ti thoni hajdut dikujt sepse vet jeni i till, kush duhet ty tet kthej dicka, qenan aliu nse doni qe te mos ju nxjeri edhe ma shum te bemat e juaja ather terhiquni nga opinjoni,mos mereni me kto pun sepse jeni i deshtuar ne gjitha aspektet.

  2. I nderuari z.Qenan Aliu.
    Vetem vazhdo dhe mos u dorezo nga presioni i krtyre HORAVE qe e felliqin emrin e te madhit HASAN PRISHTINA.
    Ky po te kishte k..e do te paraqitej me emer,por zgjedh te fshehet pas identitetevete rejshme.
    Jam i sigurt se nuk ju njef,sepse po te ishte ndryshe nuk do merej me ju,ngaqe nga kjo qe ka shkruar shihet se eshte frikacak dhe poltron.
    Meru me tezat e tij nese mund ti kundershtosh me argumente,mos u mer me gjera tjera sepse ndoshta edhe gabon.Je i manipuluar o “Hasan Prishtina”.Ndersa poltronat eshte shuuuume leht te manipulohen.
    Perndryshe Qenan Aliu eshte nje kapacitet qe fatkeqesisht mbetet i pashfrytezuar per shkak te kapriceve te krye.arit te komunes se Zhelines sepse ndjehet shume inferior ndaj z.Aliut i cili eshte nje Jurist i rralle dhe njohes briliant i te drejtes asministrative dhe Administrates ne pergjithesi.

    1. besnik murtezani ju thuani qe un nuk e njoh qenan aliun e njoh edhe shum mir dhe shum ma teper se ju qe mendoni un nuk kam asgja personalisht me ket deshtak por e njoh shum mir veprimtarin e ktij manipulanti se pari ki nuk asht jurist sepse nuk asht i dipllomuar se dyti asht orator brillant po per gjenjeshtra dhe se treti asht mashtrues dhe genjeshtar,cfar kapaciteti shihni ju te qenan aliu i cili u ba krietar komune me fjalen e te ndjerit abdyrahman aliti dhe cka ndodhi pas 4 vitesh,jith politikant brilan avancojn nga nji post ne tjetrin, kurse ky u kthie ne poziten e meparshme pra shperndares i postes komunale,a e dini pse sepse e tradhtoi gjith besimin qe i dha farefisi dhe e praktikoi ,thenien e komunistave se njeriu e ka preardhjen nga majmuni, dhe tash mundohet te perfitoj nga situata e turbulluar,dhe te paraqitet si fillozof pa kredibilitet.

Back to top button