Këto janë bebet e reja të botës… (FOTO)

Nëse disa vite më parë, nëna dhe fëmija i porsalindur duhet “të ruheshin” për plot 40 ditë, sot kjo teori nuk funksionon më. Jo vetëm që nënat e reja nuk ngujohen në shtëpi pas lindjes, por duket se mezi presin të tregojnë sa shpejt e kanë marrë veten pas lindjes. Por jo vetëm kaq. Edhe bebet e porsalindura nuk i ruajnë nga “syri i keq”. Më poshtë, një listë me bebet e reja të botës virtuale.

Renée

Ka njeri që nuk e njeh vajzën e Nora Istrefit? U prezantua me publikun vetëm pak orë pas ardhjes në jetë dhe tani është vetëm dy javëshe. Renée është bebja më e re që shkel “tapetin” e botës virtuale. Sapo mami Nora publikon një foto të vogëlushes, nuk mund të rrijë askush pa shkruar dhe uruar për këtë engjëll që ka zbukuruar ditët e këngëtares kosovare.

Kron

Djali i sapolindur i Orgesa Zaimit është po ashtu një nga bebet që sapo ka ardhur në jetë, është bërë pjesë e botës virtuale. Motra e tij e madhe, Bora, ishte e para që i uroi mirëseardhjen në jetë. Këngëtarja postoi një foto me të birin pak pas lindjes, duke treguar edhe emrin e tij origjinal.

Nalta

Edhe e vogla e ish-drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali, është prezantuar herët me të gjithë miqtë e së ëmës në rrjetet sociale. Së fundi, madje, ajo ka festuar edhe 1 Qershorin e saj të parë, së bashku me të ëmën, e cila që pas ardhjes së saj në jetë është shkëputur nga politika dhe i është përkushtuar me kohë të plotë mirërritjes së të bijës.

Gabriel

Ka rreth 4 muaj që ka ardhur në jetë dhe mami Hueyda nuk nguron të ndajë çdo moment që kalon me të birin me miqtë në rrjetet sociale. Gabriel duket edhe mjaft i dashur me aparatin, meqë në pothuaj çdo foto, buzëqeshjet i ka pa kursim. Ish-balerina, së fundi është kthyer në Tiranë bashkë me të birin për të kaluar pak kohë me të afërmit, por edhe për disa projekte të reja artistike.

Periana

Vajza e vogël e Ledina Çelos erdhi në jetë në tetorin e 2014-ës dhe sapo erdhi në jetë, këngëtarja ka postuar një foto të saj: “Oh Zot i madh…lindi engjëlli im Periana”, ka shprehur lumturinë për herë të dytë Ledina. Gjatë muajve të parë të jetës, edhe Periana është mjaft aktive në rrjetet sociale, bashkë me shokun e saj më të mirë, vëllanë Erlis.

Lajme të ngjashme

Back to top button