Neto rroga mesatare në korrik është 21.013 denar

Neto rroga mesatare në korrik ka arritur 21.013 denar, ndërsa bruto rroga 30.851 denar. Sipas entit shtetëror për statistikë, neto rroga është rritur për 1,1 për qind, ndërsa bruto rroga për 1,3 për qind.

Rritja ka të bëjë në rritjen e rrogave në sektorët e minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 8,5 për qind, ndërtimtari për 7,6 për qind dhe transport dhe deponim për 6,1 për qind. Zvogëlim të neto rrogës mujore mesatare në krahasim me muajin paraprak është shënuar në sektorët e veprimtarive shërbyese ndihmëse dhe administrative për 3 për qind, furnizim me ujë, largimin e ujërave të ndotura, udhëheqje me veprimtaritë e mbeturinave për sanim të rrethinës për 2,2 për qind dhe informata dhe komunikim për 1,9 për qind. Në korrik të vitit 2013, 1,5 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë. 
.

Lajme të ngjashme

Back to top button