Këshilla: Si të çelni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale

1- Mjaltën me kanellë i përzieni së bashku derisa të krijohet një masë homogjene, lyeni flokët me të dhe lërini gjithë natën. Shpëlajini të nesërmen në mëngjes. Mund ta përdorni 2-3 herë në javë, derisa të keni arritur rezultatin që dëshironi.

2- Mjaltë, vaj ulliri dhe limon përzieni bashkë dhe lërini të veprojnë në flokun tuaj për afro 12 orë. Pastaj lajini si zakonisht.

3- Lagni flokët, pastaj 2 lugë të vogla me sode buke i përzieni me pak shampo derisa të bëhet si pastë dhe masazhoni flokët me dorë. Në fund shpëlajini flokët me çaj kamomili.

4- Maskë me kos të thartë, 2-3 herë në javë. Lërini për 30 minuta dhe shpelajini me çaj kamomili ose me uthull molle.

5- Nëse i keni të lyera me kena, përzieni alkoolin me shampo dhe masazhoni flokët. Pastaj shpëlajini me çaj kamomili (Nuk vlen për të gjitha pasi lëkura e dikujt mund të reagojë keq nga alkooli).

Lajme të ngjashme

Back to top button