D’Suza –Arifi: Kreditim bizneseve të vogla të grave

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot është takuar me me  baroneshën Frances D’Souza, spikere e Dhomës së lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut e cila në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Maqedonisë vizitoi edhe komunën e Tetovës.

Gjatë takimit u bisedua për karakteristikat dhe potencialet zhvillimore  të Tetovës si qyteti i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tone si  dhe perspektivën euro- atlantike të Republikës së Maqedonisë si alternativë të përkrahur nga shumica e qytetarëve të këtij vendi.
Kryetarja Arifi informoi baroneshën D’Suza për  planet e komunës së Tetovës për ngritjen e efikasitetit dhe profesionalitetit të shërbimeve që i ofron komuna, lehtësimin e procedurave për hapjen e bizneseve të reja si bashkëpunimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta me qeverinë vendore dhe organizatat dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Baronesha D’Suza dhe kryetarja Teuta Arifi biseduan edhe për mundësitë e aplikimit të programeve për kreditim të bizneseve të vogla të grave si dhe fuqizimin e rolit të sektorit civil në transformimin e shoqërisë dhe fuqizimin e demokracisë lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button