Rreth 20 të vdekur nga sulmet e Boko Haram në Nigeri

Rebelët e Boko Haram kanë sulmuar qytetin Maiduguri, në verilindje të Nigerisë, ndërsa orë më pas një person ka kryer sulm vetëvrasës. Nga këto sulme mbetën të vdekur më shumë se 20 persona.

Sulmet e grupit terrorist Boko Haram, filluan në orët e hershme të mëngjesit.

Ndërsa, disa orë pas sulmit një njeri e hodhi vetën në erë në tregun e kafshëve në Gambouru, një dëshmitar okularë ka bërë të ditur se më shumë se 20 persona kanë humbur jetën gjatë këtij sulmi vetëvrasës.

Kryengritja 6 vjeçare e Boko Haram, synon vendosjen e ligjit të Sheriatit në të gjithë Nigerinë, kështu duke vrarë më shumë se 13 mijë persona dhe 1.5 milionë të evakuuar nga vendi./arbresh.info/

Lajme të ngjashme

Back to top button