Vajzat që u dashuruan me agresorin!

Dikush më tha rri urtë, e thash për pak, më mirë të mos flas! E po pse dreqin të duroj kur shpirti po më plas! Në këtë shkrim, unë shfrytëzoj të drejtën e shprehjes së lirë, drejtë kjo e garantuar me të gjithë ligjet dhe rregulloret të cilat i ka miratuar dhe nënshkruar Republika e Maqedonisë. Nuk do të marr asnjë përgjegjësi mbi vete për atë çka ju keni kuptuar pasi të keni lexuar këtë shkrim. Personazhët dhe ngjarjet të figuruara në këtë shkrim jo domosdoshmërisht përshkruajnë njerëz dhe ngjarje nga realiteti në Maqedoni.

Unë, por edhe ju i njohim dy vajza të përdala që janë dashuruar me agresorin e tyre. Gjithçka ndodhi pa dashje kur dy vajzat nuk e dinin se do të futen në lojën e turbullt ku nuk kishte rrugëdalje. Loja filloi por gjithçka ndodhi kur të dyja ishin të orientuara kah përfitimet personale dhe të mirat materiale. Nuk ndjenin asgjë dhe vazhdimisht shkelnin nderin e prindërve dhe familjes.

Familjet e tyre i shkolluan por ato nuk e mësuan atë më kryesoren, se respekti as nuk mësohet e as nuk notohet. Njëra studionte për stomatologji e tjetra për filozofi por asnjëra nuk e kishte mendjen aty, por diku tjetër. Njëra ishte më e re dhe më çapkëne e tjetra më e matur dhe më dinake. Njëra fliste shumë dhe nuk thonte asgjë e tjetra kur fliste gjithmonë fliste për të njëjtat gjëra.

Agresori ishte i fuqishëm dhe misterioz. Karizma e tijë ishte e përbërë nga fuqia financiare dhe rrugaçëria që u ndërtua për shumë pak kohë. Të shohësh mirë e mirë kjo fuqi duket edhe si një mit që ndërtohet me propagandë, gënjeshtër dhe trillim. Një ditë dy vajzat kishin dalë për të gjetur fatin dhe ecnin nga një rrugë në rrugën tjetër, por të ndara, edhe pse familjet nga shtëpia i porositën të shkonin bashkë se ishte kohë e turbullt dhe nuk ishte sigurtë. Ishte shumë errët dhe aty afër nuk kishte askush të ndihmonte vajzën më të re që bëhej viktimë e parë e agresorit i cili pa turp e frikë përdhunoi viktimën e parë.

Gjithçka ndodhi shpejt e shpejtë sa që edhe vetë viktima e harroi dhimbjen dhe u hutua nga premtimet që i bënte agresori për një lidhje të shëndoshë, jetë të bukur dhe pa brenga financiare. Ajo më e vjetra vazhdonte të ecte rrugëve por gjithmonë në kërkim të fatit dhe pyeste veten se ku shkuan, ajo që tani më ishte konkurrente në tregun e “shfaqeve të pasurive” dhe agresori. Më në fund e gjeti agresorin duke rregulluar rripin dhe duke menduar se kush është në radhë. Shkëmbyen një shikim dhe instiktivisht vendosën se ata do të vazhdonin bashkë, pa biseduar dhe pa menduar, ata e parashikuan se sa e gjatë dhe e mirë do të ishte lidhja e tyre.

Filluan! Agresori e bëri të veten e vajza ishte shumë e lumtur që shoqërohej me më të fortin e në anën tjetër kënaqej me pasurinë, forcën dhe fuqinë që i jep epiteti “zonja e parë”. Gjithçka funksionoi shkëlqyeshëm deri kur vajza më e re u ri shfaq në horizont dhe agresori filloi të mendoj se si do të ja dredh zonjës. Zonja ishte në dijeni për lidhjen në mes agresorit dhe vajzës që tani më kishte mbaruar fakultetin dhe shtirej si stomatologe e diplomuar por pa përvojë. Kishte fërkime dhe inate në mes vajzave që në të kaluarën ishin askush. Agresori qeshej dhe priste.

Vajzat që tani mbanin titullin zonja dhe dashnorja u takuan për të biseduar se sa gabim kishin bërë. Asnjëra nuk fliste keq për agresorin por mallkonin veten që nuk vepruan mirë, që nuk i bënë krenar të familjet që me shumë mund i shkolluan dhe edukuan. Dy vajzat u betuan se do të veprojnë bashkë. U betuan se ende do të kënaqin agresorin, tani më duke i bashkuar forcat, performancat dhe dijeninë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Venhar i ke haruar edhe shkuesit, te cilit edhe pse jetonin ne kurbet, e nxiten dhe e ruajne kete lidhje.

Back to top button