Mehmeti: Gjërat më nuk do të jenë të njëjta

Deputetja e BDI-së në një intervistë për gazetën Utrinski Vesnik ka deklaruar se fillimi i dialogut mes katër partive më të mëdha politike do të sjellë hapa  më konkret politik.

“Gjërat më nuk do të jenë të njëjta. Mendoj që kyçja e komesarit Han në dialog ka për qëllim dhe do të arrijë të nxjerrë një formulë për daljen nga kriza. Besoj që diçka do të lëvizë nga kjo pik ku ndodhemi, sepse ne po kërcënohemi edhe me heqjen e rekomandimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Përveç kësaj, mendoj që partnerët Evropian do të na ndihmojnë, sepse Maqedonia pas Marrëveshjes së Ohrit është një histori pozitive për BE-në. Ato nuk do ta rrezikojnë ta huqin këtë histori pozitive”, deklaroi Mehmeti.

Sipas Mehmetit, VMRO duhet ta shfrytëzojë këtë moment që të tregojë më shumë tolerancë për të rivendosur dialogun me të gjithë.

Sipas saj dialogu dhe marrëveshja nuk nënkupton dobësi apo tradhti, ashtu siç e nënkupton partneri i BDI-së.

“Besoj që faktorizimi më i madh i shqiptarëve në këtë fazë do të ishte një mënyrë interesante për debllokim të procesit. Kohë më parë propozova që në krye të ndonjë qeverie kalimtare të qëndrojë një shqiptarë. Ende besoj që kjo qëndron, me qëllim që t’ju kthehet Shqiptarëve besimi i humbur në institucione”, deklaroi Mehmeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button