Mot me diell dhe i ngrohtë

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Kushtet për jostabilietet janë të vogla, por është e mundur vetem dukuri e izoluar në zonat perëndimore malore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 31 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 29 gradë Celsius. Nesër moti do të jetë kryesisht stabil, me diell dhe i ngrohtë me rritje të vogël të temperaturës ditore e cila do të lëvizë prej 25 deri 32 gradë Celsius. Të martën dhe të mërkurën indkesi i UV­së do të arrijë 8.

Destabilzim më të madhë të motit do të ketë të enjten dhe të premten kur në shumë vende do të ketë paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima posaçërisht në orët e pasditës, me erë të përforcuar, ndërsa temperatura ditore do të ulet.

Lajme të ngjashme

Back to top button