SHBA, skadonjë kompetencat e mbikqyrjes telefonike

Dispozitat kryesore të Aktit Patriot, i cili u lejon agjencive të spiunimit të Shteteve të Bashkuara të mbledhin të dhëna nga bisedat telefonike, kanë skaduar, pasi Senati nuk ka arritur marrëveshje deri në mesnatë, sipas kohës lokale.

Votimi për Aktin e Lirisë, një projektligj i rishikuar, i cili ofron kontroll më të madh në mbledhjen e të dhënave nga bisedat telefonike, nuk do të zhvillohet deri në mes të javës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ky është një “gabim i papërgjegjshëm i Senatit”.

Dështimi për të arritur marrëveshje do të thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së do të humbasë përkohësisht të drejtën për të mbledhur të dhëna nga bisedat telefonike, me qëllim monitorimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Agjencia për Siguri Kombëtare ka nisur tashmë të shkyçë serverët që mbledhin të dhëna./AS/

Lajme të ngjashme

Back to top button