LETËR E HAPUR Komisarit Johanes Han

Mirë se vini të martën,

Excelencë e nderuar,

Ekscelencë, falemnderit që po lexoni këtë letër timen, ndonse më të shkurtër në karierën Tuaj.

Duke pasur konsideratë për agjendën Tuaj, por unë si një qytetarë i thjeshtë i këtij vëndi , me admirim do të flas për Ju, për faktin se keni marë për sipër të angazhoheni që ky vend të dalë nga kriza politike dhe shtetërore që e ka kapluar.

I nderuari komisar,lehtësimin dhe ndërmjetësimin që po bëni Ju ,ne qytetarët e thjeshtë të këtij vëndi e kuptojmë dhe e vlerësojmë lartë rolin e BE-së dhe SHBA-së si shpresë të vetme për zgjidhjen e kësaj krize. Ju , në asnjë moment nuk duhet të largoni nga mendja brengat e qytetarëve të këtij vendi.

Ne z. Han, vuajmë në çdo aspekt nga kultura e dobët politike , nga kapriciet, nga suetat e lidershipëve të partive politke ,pavarësisht nga profili dhe bashkësia etnike e tyre.

Zoti Han, siç edhe e keni në dijeni,këta edhe nuk kanë profilizime, këta edhe kur shiten të majtë qytetarit ia mshojnë me të djathtën,kur shiten të djathtë të mshojnë me të majtën, këta kur të shiten pak të majt e pak të djathtë në mënyre tinzare të bien në qendër. Për këta nuk ka memorio që mund ti kodojë se sa herë mund tju rejnë e mashtrojnë.

Por Ju, i nderuari Han ,nuk kam dilemë se të gjitha këto i keni të skenuara. Prandaj bëhuni të drejpërdrejtë, pa doreshka kur të jeni në Shkup na njoftoni shkurt ,për cka duhet këta lider të meren vesh.

Ne z. Han ,me përqindje gadi absolute jemi për në Evropë në familjen tuaj të madhe të qytetërimit. Por kuptojeni drejtë, janë këta mashtrues që nuk dëashirojnë ne të jemi atje. Edhe atë për faktin e thjeshtë,sepse nuk duan sundim të ligjit dhe të së drejtës,nuk duan shtet ligjor, fundja nuk duan demokraci dhe procedura. Këta duan që në shëqëri të tundosen sa më shumë mjegulla edhe atë sa më të zeza, këta nuk duan mbykqyrjen e sovranit. Vetëm në kështu klime politike këta si duket gjuajnë dhe pasurohen më shume dhe më lehtë.

Eksecelencë e nderuar, këta kur nuk munden me procedura përdorin dinamit, këta të ndalin rymën për të mos funkcionuar ashencorët në ditën e votimit.Këta i japin një qytetari pes letra njoftimi për të votuar për ata, në pes vende votimi. Zoti Han ,këta kan përgjuar e survejuar,këta kanë shantazhuar .

Komisar i nderuar, këta edhe abuzimet dhe punët e ligështa i justifikojnë me numrin e votave. Por ne jemi qytetar që e kuptojmë demokracinë, i njohim regullat e lojës. Numri i votave të jep legjitimitetin për të qeverisur por jo për të sunduar. Komisar,këta me këtë justifikim nuk mund të qeverisin. Atëherë do të përkonte fakti se në Evropë e demokraci mund të sundosh si të duash me forcën e numrave.Kjo do të ishte qeverisje në bazë të tiranisë së numrave z. Han.

Un jam i shqetsuar si mijëra qytetarë,këta janë dehur e akomoduar me pushtetin sa që nëse nuk shporen nga froni i pushtetit,këta mund të ken të ngjarë të bien ligj që të bën të çmendesh i nderuari Han. Më lejoni të jem i pakulturuar si këto, zoti Han,dhe të prejudikoj se këta aq jan trullosur nga pushteti sa që mund të miratojnë ligj për tua tredhur bolet edhe ate me çels france, të gjithë meshkujve,dhe krejt këte duke e justifikuar me numrin e votave.z. Han, kudo në Evropë ,numri votave justifikohet vetëm me politika publike që kanë ARSYESHMËRINË, përndryshe sistemi do të trajtohej regjim.

z.Han atë çka kemi dëgjuar në projektin ,,E vërteta për Maqedoninë ,, unë kam frig të jetoj në ket vënd ,i irituar nga kodi mental i tyre. Këta z. Han nuk kan legjitimitet sepse gadi një dekadë ,veç më u bë e ditur se ishin procese zgjedhore të falcifikuara dhe të industrializuara.Po Ju do të thonit si diplomat, po kjo duhet dëshmuar në procedurë para organeve përkatëse, dakord. Por para cilëve organe zoti Han.

Para organeve të cilat i kryesojnë protagonistë të zgjedhur dhe emëruar në mënyrë klienteliste,nepotiste e partiake.Kjo është e pamundur z. Han, prandaj Ju duhet te gjeni zgjidhje. Në veçanti mua ,i nderuari Johanes Han,më shqetëson pozicioni i liderëve të mi që më përfaqësojnë në aspektin etnik dhe gjuhësor.Pse ata i trajtoni si lider vetëm për te klubi e jo edhe në kancelaritë tuaja.

JU ata i njoftoni si duket përmes z.Gruevski e z.Zaev. Madje kush iinstrumentalizoi këta gjoja se po dalin me propzim për dalje nga kriza A ka mundësi ata që kanë shkaktuar apo kanë marë pjes në këto abuzime në këtë qeverisje në fakt me sundimin e tyre, të japin ide si të dilet nga kriza. E kam të njohur se në politk kjo nuk është e mundur,përveçse ato të tregojnë fushën e minuar dhe akset e abuzimeve. E kam të dëgjuar se atë që kan bërë luftën më mirë e bëjnë paqën, por mundet vetëm ata që kanë bërë luftë për DREJTËSI e jo për pushtet e pasuri.

I nderuari Han,puna më e madhe do të mbetet pas zgjidhjes së krizës dhe pas procesit zgjedhor që do ta organizonte qeveria kalimtare. Ne jemi qytetarë që e kuptojmë funkcionimin dhe respektimin e divesiteteve kulturore,gjuhësore,e politike në Evropë. Por ky establishment maqedonas ende deshiron të fitojë në kohë me të drejtat themelore të shqiptarëve duke u sjellur me dinakëri,sikur jan ata jë japin të drejta apo e zvoglojnë dozën e të drejtave. Zoti Han , bejauni me dije në mënyrë publike se shteti do të reformatizohet në aspektin politk,dhe se nuk do ketë më pjesmarje të etnikumit shqiptar në qeveri pa barazinë e plotë të gjuhës shqipe, pa kompesim të familjeve të dëshmorëve ,pa shpërndarje të buxhetit me një formulë egzakte për zhvillim të barabart ekonomik rajonal. Dhe krej në fund zoti Han,nëse edhe përkundër të gjitha këtyre abuzimeve të këtyre pushtetarëve, nuk ndërmjetësoni me drejtësi për ta evituar këtë kupollë politike, që u pasuruan në mënyrë kriminale me parat publike të qytetarëve të këtij vendi, duke i sjellë e deponuar në bankat e vendeve tuaja, e me që kjo do tju konvenonte edhe atyre që dirigjojnë edhe polikat tuaja në BE, atëherë unë nuk dua të vijë e as të jem në atë Evropë.

Zoti Han jam shum i vetëdijshë se edhe JU edhe unë si krejt njerëzimi jemi robër modern, por së paku Ju lutem ma mundësoni të vdes me dinjitet, këtë a nuk e kam të drejtë sipas vlerave të Evropës që përfaqësoni Ju zoti Johanes Han. Sinqerisht Ju përshëndet , qytetari i brengosur JU mirëpresim, Qenan Aliu 31.05.2015-Tetovë

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Zotri Hanit duhet te i tregohet historik i themelimit te ketij shteti.
    Eshte themeluar ne 29.nendor 1943 ne qytetin Jajce ne mbledhjen e KANÇ nga Tito, me Direktive nga KOMINTERNA, per te “formesuar brezin e kondominiumit” Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi.
    Kindominiumi eshte “aleance e disa kilonizuesve” ndaj teritorit te kolonizuarit, pra Shqiptareve.
    z. Han duhet te i tregohet se ne Maqedoni zbatohet KOLONIZIMI modern i “maskuar”.
    z. Hanit duhet te i tregohet se maqedonasit dhe shqiotaret ne Maqedoni kane bere “disa kontrata dhe mareveshtje” sikur ai i Ohrit edhe me NDERMJETESUES NDERKOMBETARE. Por maqedonet jane KONTRATE THYES, nuk i permbahen asnjehere kontrates.!
    Maqedonija nuk mundet te permiresohet, z.Han si qe mendoni ju ne Evrope ! Maqedonija vetem mundet te rikonstruktohet ! Ju garantoj z. Han se psikologjine e kolonizuesve ju nuk do ta ndryshoni, dhe as ato qe do te vijne mbas juve…

Back to top button