Italia zhvillon sot zgjedhjet vendore

Zhvillohen sot në Itali zgjedhjet vendore që konsiderohen gjerësisht si një test i rëndësishëm për kryeministrin Mateo Renci. Partia Demokratike që ai drejton triumfoi në zgjedhjet për parlamentin europian të vitit të kaluar, ndërsa Renci kërkon një tjetër rezultat të fortë në mënyrë që të vazhdojë axhendën e reformave që ka ndërmarrë.

Por dy ditë para zgjedhjeve, komisioni antimafia në parlamentin italian, publikoi një listë me 16 kandidatë të cilët nuk duhet të ishin në garë, për shkak se dyshohen që kanë lidhje me krimin e organizuar.
Të 16 emrat e kundërshtuar janë nga Kampanja dhe Pulja, du rrajone qendër e dy prej organizatave kriminale më të mëdha në Itali respektivisht “Camorra” dhe “Sacra Corona Unita”. 11 prej të dyshuarve janë nga krahu i qendrës së djathtë, ndërsa 5 të qendrës së majtë të kryeminsitrit Renci, ku spikat emir i Vinçenco de Lukas, kandidatit për Kampanjën.

21 milionë italianë do të zgjedhin kryetarët e këshilleve të shtatë krahinave, Venetos, Ligurias, Toskanës, Umbrias, Marke, Kampanja dhe Pulja, ndërsa votohet edhe për rreth 1000 kryetarë bashkishë dhe komunash.
Pesë nga shtatë krahinat ku po votohet për keyretarët e këshilleve, Renci kërkon të rikonfirmojë njerëzit e vet të qendrës së majtë, megjithëse nuk ka pranuar se këto zgjedhje janë një test për të dhe qeverinë e tij.
Në fushatë ka marrë pejsë edhe ish-kryeministri Silvio Berluskoni, por po has vështirësi që të mbajë të bashkuar të djathtët e Forza Italia-s. Në të gjitha vendin procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 23:00, ndërsa në Siçili do të votohet edhe të hënën paradite deri në orën 15:00./oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button