Vdes djali i madh i Joe Bidenit

Joseph R Biden III, djali më i madh i zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, ka vdekur në moshën 46 vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.

Bideni i ri, i njohur si Beau, ndërroi jetë të shtunën, 30 maj, në mbrëmje pas betejës së gjatë me kancerin në tru.

“Me zemra të thyera Hallie, Hunter, Ashley, Jill dhe unë njoftojmë se më i dashuri ynë ka ndërruar jetë pas betejës së gjatë me kancerin në tru”, thuhet në njoftimin e familjes Biden.

“E gjithë familja Biden është e mërzitur sa s’mund të tregohet. E dimë që shpirti i tij do të jetojë gjithmonë në ne –veçanërisht përmes gruas së tij, Hallie, dhe dy fëmijëve, Natalie dhe Hunter. Beau Biden, ishte njeriu më i mirë që secili prej nesh ka mundur ta njohë”, thuhet më tej në njoftim.

Beau shërbeu edhe si kapiten në Gardën Kombëtare të Delawaret në Irak.

“Michele dhe unë jemi shumë të mërzitur sonte. Beau Biden ishte mik i yni. Familja e tij e dashur – Hallie, Natalie dhe Hunter janë miqtë tanë. Joe dhe Jll Biden janë miqtë më të mirë që mund t’i kemi. Beau Biden besoi më të mirë për të gjithë ne. Për të dhe familjen e tij, ne po ndezim qirinj”, ishte ngushëllimi i presidentit amerikan, Barack Obama.

Lajme të ngjashme

Back to top button