Avokati i Popullit: Të burgosurit e Kumanovës në gjendje të mirë shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoni Ixhet Memeti ka bërë të ditur se të paraburgosurit në ngjarjen e 9 majit në Kumanovë e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

Memeti thotë se ata janë kontrolluar nga mjekët dhe sipas tyre disa nga ta kanë lëndime më të lehta ndërkaq te disa më të rënda.

Ai po ashtu tha se nga deklaratat e tyre është mësuar se ata janë lënduar gjatë arrestimit.

Avokati i Popullit po ashtu konfirmon se për një rast është ngritur kallëzim penal ndaj Policisë që ka përdorur dhunë të tepruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button