Mediat gjermane: Gruevskin e injorojnë në Bruksel

Qeveria e Madonisë me të gjitha forcat po kundërshton kërkesat e hetimit ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë, shkruan gazeta austriake Der Standard, në analizën e përkushtuar ndaj gjendjeve në vend, transmeton DW.

“Çfarë ndodhi realisht në Kumanovë po bëhet e paqartë. Qeveria e Maqedonisë kundërshtoi kërkesat për hetim ndërkombëtar me duar dhe këmbë, tha një diplomat. Një hetim të tillë u kërkua nga shumë vende anëtare të BE-së, si dhe nga Shqipëria”, shkruan Der Standard.
Gazeta shkruan edhe për varrimin e anëtarëve të mbytur të grupit të armatosur në Kosovë.
“Varrimi i së martës u shndërrua në manifestim të ultranacionalistëve shqiptarë dhe të idesë së tyre për Shqipërinë e Madhe. Veteranët e UÇK-së në Prishtinë u sollën si të kishin arritur heronj të vërtetë. Por në të vërtetë bëhej fjalë për veprime vdekjeprurëse të nëntë kriminelëve dhe të një ish anëtari të UÇK-së që u vranë nga policia e Maqedonisë me nëntë dhe dhjetë maj në Kumanovë”, thuhet në Der Standard.

Gazeta austriake ka publikuar edhe një koment lidhur me ngjarjet në Maqedoni të nënshkruajtur nga autorja Adelhajd Volfl.

“Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski tani më shumë diplomat e injorojnë në Bruksel. Në Bruksel po mundohen të blejnë kohë që të vendosin se çka do të bëjnë me këtë shtet problematik, komenton më tej Volfl.

Lajme të ngjashme

Back to top button