Neurokirurgu i Harvardit konfirmon që jeta e përtejme ekziston

A kemi një shpirt që jeton pas trupit? A ka jetë pas vdekjes? Jeta e përtejme, një përvojë në prag të vdekjes, është përjetuar nga shumë njerëz që janë rikuperuar për të treguar përvojën e tyre, por më e rëndësishmja është ajo e provuar vetë nga truri i neurokirurgut të Harvardit, 61 vjeçarit, Dr.Eben Alexander. Kjo nuk është thjesht një tjetër përvojë e përtejbotës që mund të regjistrohet si halucinacion. Para sesa të shohim saktësisht sesi përvoja e tij e përtejbotës kapërcen gjithë spjegimet shkencore, të eksplorojmë pak profilin e tij.

Para kësaj përvoje, ai nuk besonte në ekzistencën e shpirtit jofizik. I arsimuar në shkollën perëndimore të mjekësisë dhe i rrethuar nga kolegë mjek që janë thellësisht të dhënë pas pikëpamjes materialiste të universit, ai mendonte që ideja e shpirtit ishte një përrallë. Si shumë skeptikë, ai besonte që përvojat e përtejbotës ishin haluçinacione ose imagjinatë njerëzore.

Pasi u kthye në trupin e tij dhe pati një shërim të mrekullueshëm megjithë vështirësitë, shkroi bestsellerin numër një të New York Times “Proof of Heaven” (Prova e Parajsës).

Përvoja e jetës së përtejme ishte aq “e vërtetë” dhe e gjerë sa përvoja e jetës si njeri mbi Tokë në krahasim me të dukej si një ëndërr.

Përbërja e jetës së përtejme ishte dashuri e pastër. Dashuria e dominonte jetën e përtejme në një shkallë të tillë që prania e përgjithshme e së keqes ishte pafundësisht e vogël. Nëse do të njohësh Universin, njih Dashurinë.

Në jetën e përtejme të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk ishte nevoja e fjalëve. As ndarjes mes vetes dhe atyre rreth teje. Për çdo pyetje që bëje me mendje, kishe edhe përgjigjen në të njëjtën kohë, telepatikisht.

Kur pyetet se çfarë do donte që të gjithë të dinin për mbretërinë shpirtërore, ai gjithmonë përgjigjet që ju jeni të çmuar dhe aq pafundësisht të dashuruar më shumë se e imagjinoni. Jeni gjithmonë të sigurt. Nuk jeni kurrë vetëm. Dashuria pa kushte dhe e përkryer e Zotit nuk neglizhon asnjë shpirt.

“Dashuria është, pa dyshim, baza e gjithçkaje. Jo një dashuri abstrakte, e vështirë për t’u ndjerë, por ajo e çdo dite që e njohim, ajo lloj dashurie që ndiejmë kur shohim partnerin dhe fëmijët tanë, ose edhe kafshët shtëpiake. Në formën më të pastër dhe më të fuqishme, kjo dashuri nuk është xheloze ose egoiste, është e pakushtëzuar.

Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e lavdishme e pakuptueshme e të vërtetave që jeton dhe merr frymë në bërthamë të çdo elementi që ekziston ose do ekzistojë dhe, ai që nuk e di këtë dhe nuk e zbaton në veprimet e tij, nuk do ketë një ide të qartë kush dhe çfarë jemi ne.”

Tani le të diskutojmë besueshmërinë. Çfarë e bën këtë përvojë më domethënëse sesa rrëfimet e tjera për përvojat pranë fundit të jetës? Neokorteksi i Eben-it ishte plotësisht jofunksional gjatë kohës që ishte në komë, kështu që nuk ka asnjë spjegim shkencor pse ai e përjetoi atë përvojë.

www.spiritscienceandmetaphysics.com

Lajme të ngjashme

Back to top button