Javë e ngarkuar politike, cilat janë gjasat për zgjidhjen e krizës në Maqedoni?

Nga dita e hënë, prej sot janë paralajmëruar hapa konkret për dalje nga kriza politike në Maqedoni.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një emision në Kosovë deklaroi se nga dita e hënë ai dhe partia e tij do të ndërmarrin hapa konkret për të dalë nga kriza. Ai i bëri ftesë edhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti që të ulen dhe bashkërisht të diskutojnë për krizën politike në vend dhe për ngjarjet e fundit në Kumanovë.

Nga ana tjetër kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mirëpret qëndrimin e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi për bashkëpunim ndërpolitik.

Nesër (e martë) është paralajmëruar edhe takimi i Liderëve në Klubin e Deputetëve të cilët pritet të japin propozime konkrete për daljen nga kriza. Deri ma tani asgjë konkrete nuk ka dalë nga takimi  dhe shumë pak flitet për atë se çka është biseduar në këto takime. Në takimin e nesërm do të marrin pjesë dy liderët e partive më të mëdha Maqedonase Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev dhe të atyre shqiptare Ali Ahmeti e Menduh Thaçi.

Javën e kaluar në Strasbur është mbajtur takimi vetëm mes Gruevskit dhe Zaevit në praninë e përfaqësuesve të BE-së, duke i anashkaluar ato shqiptare për çka reagoi edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Por ende nuk dihet nëse ky takim i mbajtur në Strasburg mes dy liderëve Gruevski-Zaev do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Përveç takimit të liderëve që do ta shënojë javën, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka paralajmëruar edhe vazhdimin e publikimit të bombave dhe ndër ato që do të publikohen këtë javë apo javën tjetër janë Liqeni i Smilkovcit (Rasti Monstra) dhe Televizioni A1.

Përveç kësaj vazhdojnë protestat nëpër kampe para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ku kërkohet dorëheqja e Gruevskit, ndërsa në ndërkohë vazhdojnë edhe kontra-protestat para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përkrahje të kryeministrit Nikolla Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button