Presidenti Bujar Nishani mbështet rivarrimin e Isa Boletinit në vendlindje
Çështja e rivarrimit të Isa Boletinit është bërë temë mbarëkombëtare pas vendimit të Këshillit Organizativ që heroi të rivarroset në Vlorë dhe kundërshtimit të ashpër të kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit dhe Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, por edhe të këmbënguljes së madhe të familjes Boletini që rivarrimi të bëhet në vendlindje.
Për çështjen e rivarrimit të Isa Boletinit kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dje ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku pas bindjes së opinionit të Kosovës të cilët tash të gjithë kërkojnë që rivarrimi të bëhet në vendlindje, ta bind edhe opinionin dhe politikanët në Shqipëri. E gjithë kjo pasi që edhe kryeministri Edi Rama ishte që rivarrimi të bëhet në Vlorë.
Veriu.info mëson se Bahtiri dje është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujari Nishani, nga i cili ka marrë mbështetje të plotë që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin e jo në Vlorë. Po ashtu kryetari i Mitrovicës është takuar edhe me liderë të partive shqiptare, ku nga të gjithë ka marrë mbështetje që rivarrimi i heroit të bëhet në Boletin.
Ndryshe, në ditën kur Këshilli Organizativ kishte marrë vendim që rivarrimi të bëhet në Vlorë, Bahtiri si anëtarë i tij kishte lëshuar mbledhjen në mëënyrë demonstrative, duke organizuar më pas një tryezë me intelektualët dhe historianët e Mitrovicës, por edhe kishte thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, i cili në mënyrë unanime kishte kërkuar që rivarrimi të bëhet në Boletin. /Veriu.info/