SHBA ndërpren “spiunazhin” me Gjermaninë, shkak skandali i përgjimeve

Drejtori i Intelegjencës Kombëtare Amerikane, James Clapper ka urdhëruar një rishikim të marrëdhënieve mes Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) dhe Agjencisë Gjermane për Intelegjencë (BND), ka raportuar e përditshmja gjermane Bild.

Duke cituar një burim brenda intelegjencës amerikane, Bild shkruan se Clapper është i pakënaqur me paaftësinë e Berlinit për të ruajtur të dhënat konfidenciale. Sipas raporteve, Bundestagu gjerman u ka dorëzuar të dhëna sekrete mediave, në bazë të asaj që është zbuluar nga hetimet e fundit mbi skandalet e përgjimeve dhe të dhënave, transmeton Indeksonline.

”Për SHBA-të ky veprim i Gjermanisë është me i rrezkishë se çfarë Snoëden ka bërë”, ka cituar Bild një burrim që i referohet ish-kontraktorit të NSA-së, Edëard Snowden, i cili publikoi të dhëna mbi përgjimin e kësaj agjencie anë e mbanë botës.

Tani, Shërbimet Sekrete të SHBA-ve po rishikojnë mundësitë se ku marrëdhëniet me BND-në mund të reduktohen apo ndërprehen tërësisht, transmeton Indeksonline. Sipas Bild-it, disa projekte të përbashkëta që planifikoheshin të bëhen, tashmë janë anuluar.

Ndërkaq, që të dyja, Qeveria e Gjermanisë dhe Ambasada Amerikane në Berlin refuzuan të komentonin mbi këtë raport. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button