Thaçi i bën ftesë publike Ahmetit që të ulen dhe të bisedojnë (VIDEO)

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, i ka bërë ftesë publikë liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe se është i gatshëm të ulet dhe të bisedoj me të.

“Prej sonte unë po i dërgojë një ftesë publike që ne të dy të takohemi një ditë para të martës, të hënën, të dielën, të shtunën, dhe ti sqarojmë këto pozicione. Por 99 përqind është shumë vështirë. Unë flas për tokën ai flet për mjegullat. Unë flasë për njerëzit e vrarë, ai flet për prapaskenat dhe inskenimet e ndryshme të ilegalëve”, tha Thaçi.

Ai më tej ka treguar se cila do ishte zgjidhja e krizës politike që ka kapluar Maqedoninë.

“Statusi juridiko kushtetues ligjorë i shqiptarëve duhet të jetë i barabartë me maqedonasit”, tha mes tjerash Thaçi.

Lideri i PDSH’së, Menduh Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni për konfliktin në Kumanovë. Ai ka thënë se ka qenë i informuar shumë më parë për këtë situatë. Thaçi tregon se ka pasur takime edhe me njerëzit që kanë marr pjesë në këtë konflikt.

Por, ai mohon se ka pasur gisht ne inskenimin e konfliktit shqiptaro-maqedonas.

” Realisht kemi pasur informacione paraprake”, thotë ai.

Thaçi ka treguar se është i gatshëm të ulet dhe te bisedoj me liderin e BDI’së, Ali Ahmetin.

” Po i bëjë ftesë publike që ne të dy të takohemi një ditë”, thotë ai në një intervistë në Klan Kosova.

Por, ai thotë se kjo është e vështirë të arrihet. Pasi sipas tij Ahmeti po flet për gjera të tjera dhe jo për situatën aktuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button