Poposki bojkoton takimin rajonal të Tiranës

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki ka bojkotuar sot takimin vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Tiranë.

Mediat shqiptare e kanë vlerësuar si bojkot të këtij takimi nga ana e autoriteteve të Shkupit, për shkak se në këtë konferencë kanë qenë gati të gjitha ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim edhe të Poposkit, por edhe ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Ashpërsimi i Tiranës zyrtare ndaj autoriteteve të Shkupit për respektim të të drejtave të shqiptarve në Maqedoni, pas ngjarjeve në Kumanovë, duket se kanë çuar në mungesën e ministrit të jashtëm Nikolas Poposkvi në Tiranë, raporton Ora Neës.

Por në këtë konferencë ka shkuar zëvendëskryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi, i cili nuk dihet se në çfarë cilësie ka shkuar kur takimi ka qenë në formatin e ministrave të jashtëm. Disa media shqiptare në Tiranë kanë pyetur se kush ka deleguar Besimin dhe pse nuk jepen arsyet për mungesën e Popovskit.

Serbia në këtë takim u përfaqësua nga ministri i jashtëm Ivica Daçiq, i cili edhe pse kishte ardhur i pari në ambientet e hotelit ky u mbajt takimi, hyri i fundit në konferencë.

Takimi vjetor i këshillit të bashkëpunimit rajonal vlerësoi se problemi më i madh i Balkanit është papunësia dhe problemet ekonomike, për të cilat palët janë angazhuar të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë.

Në takim u diskutua mbi situatën në rajon, zhvillimet politike të vendeve anëtare të Procesit, realizimin e prioriteteve të Kryesisë Shqiptare, bashkëpunimin në rajon, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit në strukturat Euroatlantike.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se ky takim është me rëndësi për bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimi është element kyç për zhvillimin e rajonit. /INA/

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ky më mirë është mos të marrë pjesë në Tiranë. Ky është i bindur se mund të luftojë edhe me NATO-n. Ky është ushtar i politikës serbe e millosheviçjane.

  2. Ky pisi, ensh nacionalisti ma i madh..!
    si milloshevici. Qafiri, Allahu e denoft.

Back to top button